LAJMI I FUNDIT:

Nëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

Nëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

A keni menduar ndonjëherë se sa e vështirë është për hajdutët e mundshëm të marrin me mend PIN-in e kartës suaj? Nëse nuk e keni bërë, këtu janë disa kërkime interesante mbi kombinimet më të zakonshme.

Autori i këtij hulumtimi është Nick Barry nga kompania Data Genetics, dhe rezultatet tregojnë se PIN-i më i zakonshëm në botë është ende “1234”, por ka edhe kombinime të tjera që janë shumë të zakonshme dhe mund të mos e keni menduar.

Kriminelët kibernetikë nuk e kanë një punë të lehtë kur duan të grabisin dikë dhe të zbulojnë PIN-in e tyre, por njerëzit që përdorin disa nga këto kombinime të zakonshme ua bëjnë jetën shumë më të lehtë.


Siç thotë Barry, tashmë dihet mirë se nuk është e zgjuar të përdorësh datat e lindjes ose të njëjtat katër numra si kombinimet PIN. Megjithatë shumë e bëjnë këtë.

Për kërkime, ai përdori 3.4 milionë kombinime PIN që u zbuluan në internet, domethënë ato u gjetën në forume të ndryshme pas sulmeve të hakerëve.

Siç thamë, “1234” është kodi PIN më i zakonshëm (që përbën 11% të të gjitha kombinimeve), i ndjekur nga “1111”, “0000” dhe “1212”. Top 10 plotësohet gjithashtu nga kombinimet e mëposhtme: “7777”, “1004”, “2000”, “4444”, “2222” dhe “6969”.

Barry gjithashtu bëri një listë të kombinimeve më pak të përdorura – kështu që sipas kësaj, ju jeni mjaft të sigurt për të përdorur “8068” sepse ai PIN është përdorur në vetëm 25 nga 3.4 milionë rastet e analizuara. Disa kombinime të tjera të rralla janë: “8093”, “8398”, 7638″, “8428” dhe “8285”.

Përndryshe, ekspertët e sigurisë këshillojnë ndryshimin periodik të PIN-it për të reduktuar mundësitë për abuzim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI

TikTok shkurton qindra vende pune në zhvendosje të fokusit drejt monitorimit të përmbajtjes me AI

Teknologji
Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
KosICT 2024, ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë kthehet për edicionin e saj të 13-të

KosICT 2024, ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë kthehet për edicionin e saj të 13-të

Teknologji
Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht

Avatar është filmi më i shkarkuar ilegalisht

Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një

Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një "shoqe" - publikohet biseda mes dy robotëve

Teknologji
Kalo në kategori