Robert Fico, kryeministri sllovak që u qëllua me armë zjarri së fundmi, ka udhëhequr një ndryshim duke e drejtuar Sllovakinë nga vlerat properëndimore drejt mbështetjes ruse, që nga fitorja e tij në zgjedhjet e shtatorit të kaluar.
Popullisti i krahut të majtë e ka drejtuar partinë e tij Smer fuqishëm kundër mbështetjes ushtarake për Ukrainën, duke u zotuar se do të ndalonte furnizimet me armë për Kievin.
“Është më mirë të negociosh për paqe 10 vjet dhe të ndalosh operacionet ushtarake, sesa të lihen rusët dhe ukrainasit të vrasin njëri-tjetrin edhe për 10 vjet”, tha Fico.
Por, tradicionalisht Smer është përqendruar ndaj të qenit më e butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, me kryeministrin që bënte thirrje për t’i dhënë fund sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai ka përfituar edhe nga pikëpamjet e sllovakëve për të vazhduar të jenë pjesë e NATO-s, me vetëm 51 për qind të popullsisë që e dëshiron këtë gjë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, rreth 60 për qind e sllovakëve të moshës 25 deri në 64 vjeç janë shprehur se duan të ndalojnë furnizimin e Ukrainës me armë.
E fitorja zgjedhore e Ficos kishte ngjallur frikën e një kthese nga Bratislava në mbështetje të Ukrainës, pasi paraardhësi i tij e furnizoi Kievin me municion dhe i pranoi mijëra refugjatë ukrainas. Megjithatë, ndodhi krejt e kundërta.
I lindur në Sllovakinë veriperëndimore në vitin 1964, Fico për herë të parë u zgjodh deputet në vitin 1992 për Partinë e Majtë Demokratike, pasardhësen e Partisë Komuniste.
Pas kalimit në Smer, ai i fitoi zgjedhjet e vitit 2006 dhe shërbeu si lider nga viti 2012 deri në vitin 2018 kur edhe dha dorëheqje pas krizës së shkaktuar nga vrasja e gazetarit Jan Kuciak.
Që nga pushtimi rus në shkallë të plotë i Ukrainës, ai është afruar me Viktor Orbanin e Hungarisë, lider ky mjaft miqësor ndaj Putinit.
Siç raportohet, Fico “e urren” Ukrainën sepse ai u detyrua të priste më shumë se tre orë në Kiev në vitin 2009 për një takim me homologun e tij ukrainas.
Më pas ai u zemërua kur zbuloi se gazetarët ishin ftuar në atë që ai mendonte se do të ishte një takim privat.
“Pas takimit, ai fluturoi për në Moskë dhe që nga ai moment filloi të marrë një pozicion të hapur anti-ukrainas”, tha Alexander Duleba, analist i politikës së jashtme sllovake.
Ndryshe, Fico në mars të vitit 2024 u përplas publikisht edhe me ambasadorin britanik në Sllovaki, i cili kishte kritikuar udhëheqësin sllovak për qëndrimin e tij ndaj Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit
Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri