Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi sot se “ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian”.
Në fjalën e mbajtur në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE për ecurinë pozitive të Planit të Ri të Rritjes ekonomike dhe hapat në vijim për zbatimin e tij që po zhvillohet në Kotorr, Mali i Zi, Rama falënderoi komisionerin Varhelyi dhe Komisionin “që ka punuar kaq ngushtë me ne dhe që na ka ofruar një platformë dialogu të mirëfilltë miqësor, një proces, ku si zakonisht kemi dëgjuar, por si pak herë, në mënyrë të pazakontë, edhe Komisioni ka dëgjuar. Është një shembull i pazakontë që tregon se cili mund të jetë rezultati kur të dy palët flasin me njëri-tjetrin dhe e dëgjojnë njëri-tjetrin”.
“Përparimi që kemi shënuar të gjithë ne më vete dhe së bashku gjatë dy muajve e gjysmë të fundit, qysh prej takimit tonë për nisjen e këtij procesi në Shkup, flet vetë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi përgatitur planet individuale të reformave, kemi identifikuar nismat kyçe të cilat do të na sjellin gradualisht më pranë tregut të përbashkët, dhe më në fund, kemi nisur përgatitjen e tregut të përbashkët rajonal. Jemi gati për ta nisur”.
Më tej Rama theksoi se “dua të cek një sërë pikash. Së pari, na duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur vetveten në tregun e përbashkët, që është shtylla e planit. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian”.
“Individualisht ne e kemi përfshirë në planin tonë të reformave dhe synojmë të jemi gati në 2027. Presim që Komisioni të finalizojë udhërrëfyesin që të kemi një shteg të qartë përcaktuar përpara bazuar mbi praktikat evropiane. Në fushën e shëndetësisë sa i takon integrimit të rajonit në aleancën kritike mjekësore do të sugjeroja që të lëviznim me siguri drejt unionit të shëndetësisë në Evropë. Pandemia tregoi sa jetike është një gjë e tillë dhe po kështu sa i kufizuar është bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë”, theksoi Rama.
Rama përgëzoi punën e komitetit të transportit dhe CEFTA-s në përgatitjen e udhërrëfyesit dhe lehtësimin e tregtisë dhe transportit mes Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kufitare të BE-së.
“Ka vetëm 10 pika kufitare ku mbi 80% e tregtisë së qarkullimit të ngarkesave me Bashkimin Evropian kalon. Modernizimi i këtyre pikave do të jetë në përfitim jo vetëm të rajonit, por edhe të BE-së duke qenë se është partneri kryesor tregtar i rajonit. Ky udhërrëfyes do të ofrojë bazën për zbatimin e projektit 2.0 të lehtësimit të transportit për rajonin duke i bërë korsitë e gjelbra me shtetet anëtare të BE-së një realitet”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së
Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese
"Hajna, hajna", deputeti Abazi i drejtohet pushtetit pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend
Incident mes deputetëve në Kuvend, Gashi thërret sigurimin
Kadrijaj me pankartë në Kuvend: Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro
Osmani kritika për BE-në lidhur me dialogun: Për Kosovën, nënshkrimi i presidentit të Amerikës është më i rëndësishëm se ai i Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme