LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Zgjedhjet janë mundësi që të kthejmë fokusin në preokupimet e qytetarëve

Hamza: Zgjedhjet janë mundësi që të kthejmë fokusin në preokupimet e qytetarëve

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se është tejet e rëndësishme që më në fund po hapet mundësia që të flitet për çështjet të cilat në të vërtetë i preukupojnë qytetarët dhe shtetin tonë, siç janë: stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla, shëndetësinë dhe arsimin që kanë probleme të papërballueshme.

“Këto tema kanë degraduar mirëqenien e qytetarëve tanë – këtyre sfidave duhet t’u japim zgjidhje sa më parë”, ka thënë Hamza.

“Prandaj, është lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat PDK i ka kërkuar për një kohë të gjatë, janë pjesë e diskutimeve publike – përfshirë edhe propozimet konkrete për datën e tyre”, ka shtuar kandidati për kryeministër i PDK-së.


Sipas tij, takimi i mbrëmshëm në mes të Krasniqit dhe Kurtit nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme.

“Përkundrazi, takime të tilla unë pres të shpeshtohen në vendin tonë në të ardhmen, në mes të gjithë spektrit politik, sepse ky ka qenë dhe do të jete modeli im i qeverisjes. Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes akterëve politik”, ka përfunduar Hamza.