Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit evropian reagoi ndaj nismës së propozuar javën e shkuar nga kryeministri Edi Rama për një cikël të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Më herët, kreu i Delegacionit, ambasadori Silvio Gonzato, kishte dhënë një vlerësim të përgjithshëm mbi idetë e hedhura nga zoti Rama.
Në një deklaratë të shpërndarë të hënën pasdite Delegacioni shprehet se “mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit”.
Bashkimi europian, së bashku me SHBA-të, 8 vjet më parë, ishin mbështetësit dhe sponsorizuesit e reformës në Drejtësi. Në reagimin e Delegacionit të BE-së, bie në sy vënia e theksit te fakti se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”, ndonëse në tekstin e rezolutës që i propozohet parlamentit për miratim, përmendet pikërisht “garantimi i pakthyeshmërisë” së kësaj reforme.
Socialistët parashikojnë ngritjen e një Komisioni të posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi. Dhe kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që pavarësisht dallimeve të thella, t’i bashkohen kësaj nisme. Opozita deri tani nuk e ka parë pozitivisht propozimin e socialistëve. Kryetari i Partisë demokratike zyrtare Lulzim Basha, e ka konsideruar një “retorikë boshe”, duke e akuzuar kryeministrin si përgjegjësin kryesor të përhapjes së korrupsionit në vend. Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, i cili tanimë përfaqëson grupimin e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se “çdo reformë apo nismë që krijon mundësinë për të çuar përpara integrimin europian të vendit, do të ketë kontributin tonë”. Por sipas tij “me Edi Ramën kryeministër dhe qeverinë e tij të korruptuar ky proces vetëm sa vështirësohet, pengohet e zgjatet”.
Për Delegacionin e BE-së “është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile”.
Socialistët janë të mendimit se këto reforma, do të përshpejtonin rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin europian, ndërsa i janë referuar dhe gjetjeve të shqyrtimit analitik të realizuar në kuadër të procesit të bisedimeve me BE-në. Megjithatë, në reagimin e tij Delegacioni i mëshon me forcë këtij momenti, kur shprehet se “ne theksojmë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike”.
Nga ana e saj ambasada amerikane, në reagimin e saj një ditë pasi u bë publik propozimi i socialistëve, foli për një “propozim premtues”, ndërsa nënvizoi se “si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme, ndërsa bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike”.
Ndërsa Delegacioni i BE-së është kujdesur të kujtojë se “në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A