LAJMI I FUNDIT:

Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare

Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është i interesuar që të diskutojë me subjektet politike për datën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.

Kohë më e mirë për zgjedhje sipas tij janë pranvera ose vjeshta.


Kurti ka thënë se me Krasniqin kanë diskutuar edhe për rëndësinë e një komunikimi më të mirë në ditët në vijim, me qëllim të miratimit të 13 marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në pritje për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës.

“I falënderoj udhëheqësit e PDK-së, Krasniqin e Tahirin që iu përgjigjen ftesës. Diskutuam çështjet e aktualitetit politik por me theks të veçantë tek agjenda legjislative. Kemi 13 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë në pritje për tu votuar. Na nevojitet mbështetja e opozitës. Diskutuam për situatën në përgjithësi edhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, gjithashtu sa i përket mundësisë për  zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt por dihet që unë tashmë kam hyrë në vitin e fundit të mandatit tim qeverisës”.

Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Lexo po ashtu Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme

Ai ka thënë se do t’i vazhdojë diskutimet për zgjedhje edhe me partitë tjera opozitare.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet e radhës janë çështje të viteve, por të muajve, andaj unë jam i interesuar të diskutoj me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës, më mirë është në pranverë ose në vjeshtë. Le ta diskutojmë, por nuk dua që për këtë ta imponoj vullnetin tim ose të them se kështu se nuk mundet ndryshe. Ta bëjmë debatin në fushatë zgjedhore pasi të jemi pajtuar për zgjedhje”.

“Darka ka zgjat shumë, nuk jemi takuar kaherë, kishim shumë gjëra për të diskutuar me Krasniqin”.

“Për KiE i kemi plotësuar të gjitha kushtet, fjalën tash e ka Këshilli i Ministrave.

“I kemi ftuar të gjitha partitë sonte. Do të insistoj që të takohem me të tjerët. Nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve vet. Nuk shpërndahet Kuvendi me shumicë të thjeshtë”, tha Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori