LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

Fondacioni UBT Jim Xhema ka shpallur thirrje publike për mbështetje financiare për të rinjtë që aplikojnë për të studiuar në nivelin Bachelor dhe Master në UBT, duke ofruar përkrahje për të rinjtë nga mbarë trojet shqiptare në zhvillimin e talentit të tyre dhe për një edukim sa më cilësor.

Fondacioni synon të ofrojë mbështetje të plotë për rininë, duke tejkaluar kufijtë gjeografikë dhe përfshirë rajone të ndryshme me komunitete shqiptare. Përkushtimi i Jim Xhemës dhe UBT-së ndaj kësaj tregon objektivin kryesor të fondacionit për të ndihmuar në zhvillimin e talenteve të reja, duke u mundësuar atyre të shfrytëzojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në komunitetet e tyre dhe më gjerë.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për të marrë aplikimin për shqyrtim janë:

Studentët që aplikojnë për studimet Bachelor, bashkëngjitni aplikacionit:

a) Dëshmi nga arsimi i mesëm për suksesin 4.5 ose që janë në vitin e fundit të shkollës së mesme;

b) Dëshmi se janë vlerësuar në vendet e para në garat e zhvilluara në fushën e arsimit;

c) Ekstrakti i lindjes;

d) CV.

Studentët që aplikojnë për studime Master bashkëngjitni aplikacionit:

a) Diploma e fakultetit – origjinal ose kopje e noterizuar dhe nota mesatare nga studimet jo më pak se 9,0;

b) CV;

c) Ekstrakti i lindjes, si dhe;

d) Rekomandim për dy ekspertë të njohur të fushës.

Procedurat e aplikimit

– Aplikimi bëhet në Lagja Kalabria, Prishtinë (në objektin e UBT-së);

– Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.

– Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike.

– Konkursi do të jetë i hapur për 30 ditë, nga data 13.05.2024 deri më 12.06.2024, ora 16:00.

Në të njëjtat kushte, do të trajtohen edhe kandidatët që vijnë nga mbarë trojet shqiptare.

E drejta e ankimit: Kandidatët që kanë aplikuar për përfitimin e bursës, kanë të drejtë ankimi brenda 7 (shtatë) ditëve pas shpalljes së rezultateve.

Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga komisioni i ankesave.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Në tren për Prizren, me Biskrem!

Në tren për Prizren, me Biskrem!

Ülker Kosova
Qendra Laserike e syrit

Qendra Laserike e syrit "Kubati" sjell laserin për eliminimin e dioptrisë Amaris 7D – I vetmi i këtij lloji në rajon

Kubati
Skenderi: Ndëmarrjet publike vatra të punësimit të familjarëve dhe militantëve partiakë

Skenderi: Ndëmarrjet publike vatra të punësimit të familjarëve dhe militantëve partiakë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren

Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren

Grand Residence Prizren
Zbuloni mundësitë e reja për punë me Telegrafi Jobs!

Zbuloni mundësitë e reja për punë me Telegrafi Jobs!

Telegrafi Jobs
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Eurokoha
Kalo në kategori