LAJMI I FUNDIT:

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayern Munichu ka zyrtarizuar dy lojtarët e parë që do të largohen në fund të sezonit nga skuadra e tyre.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit Max Eberl, por edhe faqja zyrtare e Bayernit që kanë falënderuar mbrojtësi Bouna Sarr dhe sulmuesin Eric Maxim Choupa-Moting.


Dy futbollistët kanë nënshkruar në periudhën e njëjtë për Bayernit dhe kanë qëndruar në Allianz Arena në katër vitet e fundit.

Bayern Munich mposht me lehtësi Wolfsburgun në ‘Allianz Stadium’
Lexo po ashtu Bayern Munich mposht me lehtësi Wolfsburgun në ‘Allianz Stadium’

“Duam të falënderojmë Eric Maxim Choupo-Moting dhe Bouna Sarr për këto 4 vite shumë të suksesshme së bashku. Të dy dhanë kontributin e tyre në shpalljen tri herë kampion të Bayernit”.

“Dhe në fitimin e Superkupës së Gjermanisë dhe Botërorit për Klube”, u shpreh drejtuesi bavarez në lidhje me dy futbollistët, të cilëve nuk do u rinovohen kontratat që u përfundojnë në qershor.

Sarr, anësori i djathtë francez, u bë pjesë e Bayernit në vitin 2020, duke ardhur nga Marseille. Aventura e tij gjermane u karakterizua nga shumë lëndime dhe probleme fizike.

Në të njëjtën periudhë firmosi edhe Choupo-Moting me rekordmenët e Bundesligës, nga PSG. Sulmuesi kamerunas ka shënuar 38 gola në 122 takime të luajtura për bavarezët. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori