LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Modric konfirmon datën se kur do të merret vendimi final për të ardhmen e kroatit

Agjenti i Modric konfirmon datën se kur do të merret vendimi final për të ardhmen e kroatit

Real Madridi dhe Luka Modric duket se më në fund do të marrin një vendim të përbashkët sa i përket të ardhmes së mesfushorit gjatë javës së ardhshme.

Modric pritet që të ndryshojë rrugë pas nënshkrimit të kontratës njëvjeçare, teksa po synon një aventurë të re larg nga Madridi.

Reprezentuesi kroat raportohet se ka mbetur i zhgënjyer nga mungesa e minutave gjatë muajve të fundit, ndërsa thuhet se raporti i tij me Carlo Ancelottin nuk është më i miri i mundshëm.


Sidoqoftë, përkundër spekulimeve, Modric dhe Ancelotti kanë mbajtur një marrëdhënie pune të shkëlqyer teksa Real Madridi siguroi titullin e La Ligas.

Modric është përdorur nga Ancelotti gjatë rrugëtimit të tyre deri në finale të Ligës së Kampionëve, por vendimi i tij duket se tashmë është marrë.

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur
Lexo po ashtu Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Teksa një përditësim mbi kontratën që do t’i skadojë Modric pritet të vjen, agjenti i tij Vladika Lemic ka folur rreth kësaj çështje, duke konfirmuar se një vendim do të merret para finales që luhet më 1 qershor.

“Deri më tani nuk ka asgjë të qartë sa i përket të ardhmes së Modric me Real Madridin. Javën e ardhshme gjërat do të jenë më të qarta për ne”, ka thënë Lemic për Marca.

Modrick a bërë mbi 500 paraqitje me fanellën e ‘Los Blancos’ që prej transferimit të tij në vitin 2012 nga Tottenhami, duke fituar katër tituj të La Ligas dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori