LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Zvicër: Mbështetja për AAK-në po rritet, bashkë do ta kthejmë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit e integrimit

Haradinaj në Zvicër: Mbështetja për AAK-në po rritet, bashkë do ta kthejmë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit e integrimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat udhëheqëse të degës së AAK-së në Zvicër.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë qëndrimit në Zvicër, pata kënaqësinë të zhvilloj drekë pune me Kryesinë e sapo zgjedhur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë shtet. Shfrytëzova rastin t’i falënderoj kolegët që deri më tani kanë udhëhequr me Aleancën në Zvicër, ndërkaq udhëheqësinë e re në krye me Kryetarin Ndrec Thaqin u dëshirova suksese në përgjegjësitë e reja. Gjatë takimit me ta, i informova për situatën politike e të sigurisë në Kosovë, gjithashtu diskutuam per proceset ne fazat vijuese qe na presin si Aleance e si Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se mbështetja për Aleancën nga diaspora, do të jetë burim i fortë i inkurajimit për t’i kaluar bashkë vështirësitë me të cilat po përballet Kosova.

“Mbështetja për Aleancën nga bashkatdhetarët në Zvicër dhe në të gjithë diasporën, është një burim i fortë i inkurajimit për të punuar bashkë që të kalojmë vështirësitë me të cilat po përballet vendi si pasojë e kësaj qeverie. Bashkë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e nevojshëm, drejt zhvillimit dhe integrimit të qëndrueshëm në strukturat euro-atlantike, në koordinim të plotë me aleatët tanë të përhershëm në krye me Amerikën”, është shprehur tutje Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori