LAJMI I FUNDIT:

Kur u dalin fëmijëve dhëmballët e përhershëm? Stomatologu Hoxha tregon për vulosjen e fisurave që ua mbrojnë dhëmbët deri në moshën 18-vjeçare  

Kur u dalin fëmijëve dhëmballët e përhershëm? Stomatologu Hoxha tregon për vulosjen e fisurave që ua mbrojnë dhëmbët deri në moshën 18-vjeçare  

Kontrollet sistematike të fëmijët kur fillojnë tu ndërrohen dhëmbët nga ata të qumështit në të përhershëm janë shumë të rëndësishme.

Stomatologu Getoar Hoxha në një podcast në Telegrafi.com tregon se nuk ka protokolle që tregojnë saktë se kur duhet të dërgohet fëmija për kontrolle te stomatologu, megjithatë mosha 5, 6 është më delikatja pasi fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm.

“… Mosha më delikate për vizita te stomatologu është mosha kur fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm, diku mosha 5, 6 vjeçare… Mirëpo mos të keqkuptohemi kur prindi vëren diçka tjetër brenda kësaj periudhe e cila nuk duket normale, qoftë edhe në renditje të dhëmbëve duhet të vizitojë stomatologun edhe më herët”, tha Hoxha.


Sipas tij, në moshën 5-6 vjeçare dalin edhe dhëmballët e përhershëm dhe në këtë periudhë shpesh bëhen shumë gabime.

“…Në moshën 5-6 vjeçare dalin dhëmballët e përhershëm….shpesh shumë gabime bëhen në këtë moshë për shkak se prindërit me mendimin se është dhëmbë i qumështit kariesi përfshin strukturë shumë më të madhe të dhëmbit dhe shumë shpejt shohim që iu humbin dhëmbët e përhershëm pa pas nevojë… Prandaj, duhet kontrolla të rregullta në momentin kur dalin dhëmb]ët e përsheshëm…”, tha ai.

Hoxha më tej sqaroi pse është e rëndësishme të ketë vizita periodike te stomatologu për fëmijët dhe si mund t’iu mbrohen dhëmbët të paktën deri në moshën madhore kur janë të vetëdijshëm për rëndësinë e shëndetit oral.

“Pse duhet mu bo këto është se në dhëmbët e përhershëm nëse është status i rregullt pa prishje atëherë mundet të punohet një shtresë mbrojtëse mbi dhëmbin e përhershëm që quhet vulosje e fisurave e që bëhet ekskluzivisht te fëmijët edhe i ruan ato të paktën deri në moshën 18 vjeçare, kur pacienti është i vetëdijshëm për shëndetin oral dhe sa është e rëndësishme me i ruajt dhëmbët natyral”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Siguri
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Lajme
Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona

Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona

Lajme
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Kalo në kategori