LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Një person i marrë peng nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit është konfirmuar se ka vdekur.

Lior Rudaeff u vra gjatë sulmit ndërsa trupi i tij është mbajtur peng nga grupi militant, ka thënë selia e Forumit të Familjeve të Pengjeve.

“Forumi do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për familjen e Lior gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë derisa trupi të kthehet në Izrael për një varrim meritor”, shkruan në deklaratë.


Grupi gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë izraelite që të bëjë më shumë për ta sjellë trupin në shtëpi, duke thënë se ka një “detyrë të thellë morale për të ndjekur çdo rrugë” në negociata.

“Ai meriton një varrim me dinjitet në atdhe, përkrah 38 pengjeve të tjerë të vrarë brutalisht”, thuhet në deklaratë, shkruan skynews.

“Qeveria duhet gjithashtu të sigurojë kthimin e shpejtë të të gjithë pengjeve të gjallë, në mënyrë që ata të mund të fillojnë rrugën e gjatë drejt shërimit dhe rimëkëmbjes”, shkruan më tutje.

Rudaeff, 61 vjeç, ka lindur në Argjentinë, por ishte zhvendosur në Izrael.

Babai i katër fëmijëve është përshkruar se ka “zemër të madhe” dhe ishte “bujar” që preku të gjithë ata që e njihnin.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori