LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë gola në “San Siro”, Milani dhe Genoa ndajnë pikët

Gjashtë gola në “San Siro”, Milani dhe Genoa ndajnë pikët

Milani dhe Genoa kanë barazuar me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 35-të të Serie A.

Ndeshja nisi me gol, kur shënoi Mateo Retegu, duke mos i dhënë rast portierit Marco Sportiello për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Alessandro Florenzi arriti të shënojë për 1-1.


Por me të filluar pjesa e dytë, Genoa ktheu epërsinë me golin e Caleb Ekuban për 2-1.

Shifrat u barazuan shërish në minutën e 72-të, kur Matteo Gabbia shënoi për 2-2.

U duk se Milani do të fitojë, kur Olivier Giroud shënoi gol të bukur për 3-2, por kështu nuk ndodhi.

Malick Thiaë shënoi në portën e tij për 3-3, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Milani është i dyti me 71 pikë dhe ka katër ndeshje pa fitore, ndërsa Genoa mban vendin e 12-të me 43 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore