Tre monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri; San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në çdo qendër te fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Heroit Kombëtar si simbol që mban gjallë identitetin arbëror.
Në këtë kontekst, ceremonia e sotme e inaugurimit të busteve në të tre komunat bëri bashkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, banorët arbëreshë, autoritetet lokale, shqiptarë të Shqipërisë të ikur pas viteve ’90 si edhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia.
Presidenti Begaj i cili i dhuroi arbëreshëve dy buste, shprehu falenderim ndaj pjesëmarrësve duke përshëndetur në veçanti të rinjtë dhe fëmijët të pranishëm në këtë festë kombëtare. “Kam ardhur të mbaj fjalën që ju dhashë tetorin e kaluar, sepse për ne shqiptarët, fjala e dhënë nuk është mit, por realitet’, u shpreh Presidenti Begaj gjatë ceremonisë inauguruese të bustit të Skendërbeut.
“Është vizita e dytë në Kalabri dhe kjo vizitë më mbush me krenari për faktin që të gjitha institucionet italiane, duke filluar nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, prefektet e këtyre komuave dhe e gjithë media janë intersuar dhe kanë promovuar gjithçka në lidhje me Arbërin. Patjetër që projekti Arbëria dhe Shqipëria, tashmë edhe Kosova dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi, do të kenë një bazë të shëndetshme për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre. Këto marrëdhënie nuk do të ishin në këtë ditë sot dhe nuk do të zhvilloheshin nëse ju 6 shekuj me parë do të kishit haruar nga vinit, prandaj është momenti t’ju them: faleminderit të gjithëve ju, secilit një e nga një, dhe të gjitha komunave arbëreshe për çfarë keni bërë për të ruajtur gjuhën arbëreshe, çfarë keni bërë për të transmetuar identitetin tonë kombëtar me veshje, traditat dhe kulturën tonë”.
Kreu i shtetit theksoi se do të vijojë të japë ndihmën e tij, frymëzuar nga modeli i arbëreshëve i vlerësimit dhe promovimit të historisë aq të rëndësishme për ruajtjen e identitetit përballë sfidave te kohës.
“Arbëreshët vërtet ikën nga vendlindja e tyre, po erdhën këtu në vendlindjen e re ne Itali. Erdhën këtu dhe ruajtën e mbajtën me vete gjuhën, veshjet, kulturën,traditën, këngën dhe vallen, morën me vete kujtimin e tyre për Skënderbeun, identitetin e tyre kombëtar. Nga sot Skënderbeu në këtë shesh nuk do të jetë më një kujtim, por do të jetë gjithmonë një jetesë së bashku me ju. Çdo ditë ju do të shikoni monumentin e tij kaq të lartësuar në këtë vepër kaq të realizuar”, u shpreh Presidenti Begaj i cili këshilloi brezat e rinj, shkollat tona, mësuesit tanë dhe shkrimtarët të jenë promovues të vlerave kombëtare.
Duke vlerësuar figurën e Skënderbeut, si strateg të përbashkimit që përcaktoi të ardhmen e popullit tonë drejt Evropës, Presidenti Begaj u shpreh se edhe sot ai është simbol për të gjithë shqiptarët kudo janë, në atdhe apo Diasporë.
Ndërkohë në San Basile, ceremonia u shoqërua dhe me një ekspozitë fotografike të artistit Vlasov Sulaj mbi rrugëtimin na shqipërianë Kalabri të monumentit të punuar nga skulptori Ardian Pepa. Nga Zangarona, pas inagurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj kastriotit, kreu i shtetit ftoi të rinjtë arbëreshë të shndrrohen në ambasadorë të vlerave historike, kulturore,identitare të Arbërisë.
“Dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të jeni ambasadorë të vlerave tuaja. Përdorni çdo mjet që keni në dispozicion, nga teknologjia, deri te mediat sociale, për të treguar historinë tuaj unike dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tuaj emë gjerë. Jini krenarë për atë që jeni dhe atë që përfaqësoni!
Tregojuni botës për thesaret e këtushme, bukurinë e veshjeve, për argjendarinë dhe zbukurimet e kostumeve tuaja karakteristike, qëprodhohen në mënyrë artizanale nga rrobaqepës duarartë. Ekspozoni artin e mrekullueshëm të pikturës së shprehur gjatë gjashtë shekujsh historie. Përhapni meloditë e këngëve dhe motivet e valleve të gëzueshme. Në këtë rrugëtim do të na keni në krah!”, u shpreh Presidenti i Republikës Bajram Begaj./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Kur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë?
Humb jetën një 61 vjeçar në Kurbin, u rrëzua derisa ishte duke punuar
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë