LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Carlo Ancelotti ka shijuar mundësinë për ta udhëhequr Real Madridin në një finale të tretë të Ligës së Kampionëve nën drejtimin e tij pragmatik.

Los Blancos morën një barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munich 2-2, derisa një javë më vonë dy skuadrat takohen në Santiago Bernabeu.


Carlo Ancelotti ka thënë se është fantastike që kanë arritur deri këtu dhe ka folur për shanset që ka skuadra e tij të shkoj në finale.

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Lexo po ashtu Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

“Ne arrijmë këtë pikë në sezon me një mundësi fantastike për të luajtur në një tjetër finale”, tha Ancelotti pasi Real Madrid barazoi 2-2 kundër Bayernit.

“Kur e ke topin duhet të sulmosh mirë dhe kur nuk e ke duhet të mbrohesh mirë”.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë sepse nuk mund ta keni gjithmonë topin. Ne nuk kemi parë versionin më të mirë të Real Madridit në ndeshjen e parë”.

Tuchel beson se Bayerni i tij ka gjasa të barabarta sa Reali për të shkuar në finale
Lexo po ashtu Tuchel beson se Bayerni i tij ka gjasa të barabarta sa Reali për të shkuar në finale

“Ndeshja e dytë do të jetë e komplikuar sepse ne po luajmë kundër një ekipi të madh dhe barazimi është i barabartë, por tifozët do të na ndihmojnë me siguri në ndeshjen e kthimit”, shtoi trajneri italian.

Ancelotti është i saktë me vlerësimin e tij. Real Madridi është favorit për të fituar ndeshjen e dytë dhe për të arritur në finale pasi shmangu humbjen jashtë në një stadium të mbushur në Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori