LAJMI I FUNDIT:

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi ka pasur biseda me Lëvizjen Vetëvendosje dhe subjektet e tjera, për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Por, Çitaku u shpreh se  “fatkeqësisht edhe në këtë pikë, sikurse edhe në shumë çështje të tjera, Lëvizja Vetëvendosje diçka tjetër thotë publikisht, e diçka tjetër mendon dhe beson”.

Se ka pasur diskutime të tilla me deputetët e LVV-së, e ka mohuar shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.


Kusari-Lila në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk e di se më kënd ka pasur kontakt nga LVV-ja, por në Kuvend nuk ka pasur diskutime të tilla.

“Nuk e di me kënd ka pasur kontakt nga LVV, Memli Krasniqi, por mund të them që në cilësinë e kryetares së grupit parlamentar, në Kuvend nuk ka pasur asnjë bisedë me të për shpërndarje të Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila.

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Lexo po ashtu Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Ndryshe, zgjedhje të parakohshme parlamentare janë duke kërkuar pozita dhe opozita, ndërkohë qeveria Kurti tashmë ka hyrë në vitin e katërt të qeverisjes.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës javë më parë ka propozuar 9 qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend.

Madje nga kjo parti deklaruan se qeverinë e re do ta formoj kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza dhe se për këtë gjë nuk kanë asnjë pikë dyshimi.

“Zgjedhjet janë nevojë për nxjerrjen e vendit nga sanksionet dhe kriza. Ne nuk kemi as edhe një dyshim që mandatari që do ta formoj qeverinë e re të Kosovës do të jetë Bedri Hamza nga PDK. Ne konsiderojmë që vendimi jonë që të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor është vendim i duhur”, kishte deklaruar shefi i grupit parlamentar të PDK-se, Abelard Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori