Gjermania do ta mbështesë Kosovën me 90 milionë euro për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milionë do të jenë grante.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori gjerman Jorn Rohde, në një postim në “X” .
“Negociatat e suksesshme të qeverisë mes Kosovës dhe Gjermanisë u përfunduan dje, rezultojnë në një mbështetje shtesë prej 90 milionë eurove për Kosovën për dy vitet e ardhshme, nga të cilat 20 milionë euro janë grante. Kjo nënvizon përkushtimin tonë të fortë për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rohde.
Ndërkaq në një njoftim të ambasadës gjermane thuhet se kjo marrëveshje e re shënon një rritje të një rritje të konsiderueshme në vlerën e mbështetjes krahasuar me periudhën e mëparshme 2022/2023, e cila ishte vlerësuar në 37 milionë euro, duke treguar kështu një thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Këto fonde do të përdoren për të mbështetur integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do të përqendrohen, midis të tjerash, në investime në sektorin e energjisë, në veçanti në procesin e dekarbonizimit, sigurimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ofrimin e trajnimeve dhe punësimit, si dhe mbështetjen e komunave, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë gjermane duke përmendur disa projekte të rëndësishme që janë zbatuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, siç është projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore dhe rehabilitimin e ujërave të zeza në Prishtinë, menaxhimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën si dhe themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. /Telegrafi/
Successful 🇽🇰-🇩🇪 Government Negotiations were concluded yesterday, resulting in 90 mil EUR additional support to 🇽🇰 for the two coming years of which 20 mil EUR are grants.
This underlines our firm commitment to support 🇽🇰 on its path towards the 🇪🇺
👇🏽 https://t.co/yS5NpuW8Dr— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 1, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova