LAJMI I FUNDIT:

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Mot kryesisht i vranët do të mbajë mbi vendin tonë në javën e parë të muajit maj, e në disa ditë do të ketë edhe reshje shiu.

1 Maji, hyn po ashtu në mesin e festave zyrtare në vendin tonë, ku shumë familje edhe e festojnë këtë ditë, duke kaluar kohën në natyrë, por edhe vende tjera.

Para se të planifikoni ndonjë gjë për ditën e mërkurë, informohuni mbi temperaturat  që do të mbizotërojnë në vendin tonë.


Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 24 gradë Celsius
Lexo po ashtu Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 24 gradë Celsius

Telegrafi sjell parashikimin e motit në shtatë rajonet e Kosovës, ndërsa për të shikuar në detaje çdo qytet, klikoni këtu.

Rajoni i Ferizajt

Temperaturat maksimale ditën e mërkurë në rajonin e Ferizajt do të arrijë 22 gradë Celsius. Mot i ngjashëm do të jetë pothuajse tërë javën në këtë rajon, transmeton Telegrafi.

Reshje shiu do të ketë të shtunën.

Rajoni i Gjakovës

Mot i kthjellet do të jetë ditën e mërkurë në rajonin e Gjakovës. Temperaturat maksimale do të sillen rreth 23 gradë Celsius.

Ndërsa, të premten dhe shtunën do të ketë ulje temperaturash, dhe po ashtu reshje shiu.

Rajoni i Gjilanit

Edhe në rajonin e Gjilanit moti në javën e parë të muajit maj do të jetë kryesisht i kthjellët, temperaturat maksimale do të sillen rreth 22 gradë Celsius.

Ndërkaq, reshje shiu pritet të ketë vetëm ditën e shtunë në këtë rajon.

Rajoni i Mitrovicës

Temperaturat në rajonin e Mitrovicës ditën e mërkurë do të sillen nga 8 deri në 22 gradë Celsius.

Reshje shiu pritet të ketë të premten dhe të shtunën.

Rajoni i Pejës

Në rajonin e Pejës, në javën e parë të majit parashihet kryesisht mot i vranët dhe me shi.

Temperaturat të mërkurën do të sillen nga 13 deri 20 gradë Celsius.

Reshje shiu në këtë rajon parashihet të ketë të enjte, të premten dhe të shtunën.

Rajoni i Prishtinës

Më 1 maj, në rajonin e Prishtinës moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat maksimale do të arrijnë në 21 gradë Celsius.

Kurse, të shtunën do të ketë reshje shiu.

Rajoni i Prizrenit

Të mërkurën në Prizren do të jetë mot i kthjellët, temperaturat maksimale do të sillen rreth 21 gradë Celsius.

Kurse, të shtunën, në këtë rajon do të ketë reshje shiu.

Se si do të jetë moti në të gjitha komunat, por edhe në Shqipëri, rajon e botë, mund ta shikoni këto në mënyrë të detajuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori