LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërcënon Perëndimin “me përgjigje të ashpër” në rast se konfiskohen asetet e ngrira ruse

Rusia kërcënon Perëndimin “me përgjigje të ashpër” në rast se konfiskohen asetet e ngrira ruse

Zyrtarët rusë kanë kërcënuar Perëndimin me një përgjigje “të ashpër” në rast se konfiskohen asetet e ngrira ruse.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do të dorëzojë kurrë territoret e sekuestruara nga Ukraina në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira, shkruan Reuters.

“Atdheu ynë nuk është në shitje”, tha Zakharova.


“Pasuria ruse duhet të mbetet e paprekur, sepse përndryshe do të ketë një përgjigje të ashpër drejt Perëndimit. Shumë në Perëndim e kanë kuptuar këtë tashmë. Mjerisht, jo të gjithë”, shtoi zëdhënësja ruse.

Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara
Lexo po ashtu Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Ndryshe, në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë, SHBA-ja dhe aleatët e saj ndaluan transaksionet me bankën qendrore të Rusisë dhe Ministrinë e Financave, duke bllokuar kështu rreth 300 milionë dollarë asete ruse në Perëndim, shumica prej të cilave në institucione financiare evropiane.

“Perspektivat për sfida ligjore janë të hapura”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke theksuar se në Rusi ende ka shumë para perëndimore.

“Rusia do të përfitojë prej tyre dhe do të mbrojë interesat e saj”, shtoi Peskov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Kalo në kategori