LAJMI I FUNDIT:

Hamasi “po shqyrton propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim në Gazë”

Hamasi “po shqyrton propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim në Gazë”

Hamasi ka njoftuar se po shqyrton propozimin e fundit izraelit në lidhje me një armëpushim të mundshëm në Gazë.

Bëhet e ditur se shenjat e bisedimeve të armëpushimit vijnë pasi OKB-ja paralajmëroi se “pragjet e urisë në Gazë do të shkelen gjatë javëve të ardhshme”, nëse atje nuk arrin ndihma ushqimore.

Gjithashtu, kushtet pritet të përkeqësohen nga një ofensivë që Izraeli zotohet ta kryejë kundër batalioneve të Hamasit në Rafah.


Rafahu ndodhet në kufi me Egjiptin dhe strehon me qindra mijëra palestinezë.

Ndryshe, Egjipti, Katari dhe SHBA-ja, janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në Gazë, por pa sukses deri më tash, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Ka pasur përparim të dukshëm në afrimin e pikëpamjeve të delegacioneve egjiptiane dhe izraelite”, tha al-Qahera News, media kjo e lidhur me shërbimet e inteligjencës egjiptiane.

E ndërsa bisedimet zvarriten, në territoret palestineze vdesin dhjetëra njerëz çdo ditë, sipas shifrave nga Minstria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Lufta e cila filloi me sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor, deri më tash thuhet se ka rezultuar në vdekjen e rreth 1,170 izraelitëve, kryesisht civilë, dhe rreth 34,388 palestinezëve.

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim
Lexo po ashtu Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Ndryshe, një samit ndërkombëtar do të zhvillohet së shpejti në Arabinë Saudite dhe do të ketë për fokus luftën dhe situatën humanitare.

Një prej liderëve që do të marrë pjesë në takim është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Dhuna e rritur midis grupeve militante dhe Izraelit ka rritur frikën për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kalo në kategori