LAJMI I FUNDIT:

Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

Lufta në Gazë ka krijuar rreth 37 milionë ton mbeturina, pjesa më e madhe bomba të pashpërthyera, e të cilave mund t’i duhen më shumë se një dekadë për t’i larguar, ka njoftuar një zyrtar i lartë i OKB-së.

Bëhet e ditur se në Gazë gjenden mesatarisht 300 kilogram rrënoja në një metër katrorë.

“Bazuar në sasinë aktuale të mbeturinave në Gazë, me 100 kamionë na duhen 14 vjet punë. Me vazhdimin e luftës do të jetë e pamundur të vlerësohet se sa kohë duhen për pastrim”, tha Pehr Lodhammar, ish-shef i Shërbimit të Çminimit të Kombeve të Bashkuara për Irakun.


Siç raportohet, pastrimi i rrënojave do të jetë punë e ngadaltë dhe e rrezikshme për shkak të kërcënimit nga predhat, raketat e armët e tjera të groposura.

Kjo pasi mesatarisht rreth 10 për qind e armëve nuk kanë shpërthyer, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Deri më tash, përpjekjet e perëndimorëve për të ndaluar luftën nuk janë marrë parasysh nga Izraeli i cili kërcënon me ofensivë në Rafah.

Rafahu strehon më shumë se gjysmën e popullsisë së Gazës dhe është pika kryesore e hyrjes së ndihmave humanitare. E një sulm atje thuhet se do të ketë “efekte katastrofike” jo vetëm mbi palestinezët, por edhe mbi paqen dhe sigurinë rajonale.

Ndryshe, Izraeli nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Edhe pse ka pasur presion ndërkombëtar në rritje për një marrëveshje midis Hamasit dhe Izraelit, lufta vazhdon dhe numri i viktimave rritet.

Së fundmi, trupat amerikane kanë filluar ndërtimin e një baze lundruese që synon përshpejtimin e dërgimit të ndihmave në territoret palestineze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Kalo në kategori