LAJMI I FUNDIT:

Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, një person sheh afërsisht dy orë e 17 minuta televizor në ditë. Por, pak e dinë efektin që ky zakon ka në tërësi, përtej argëtimit

Mike Kocsis, një ekspert i hormoneve paralajmëron se ky ritual ka ndikim të dëmshëm jo vetëm në aspektin hormonal, por edhe në cilësinë e gjumit.

“Simptomat e ndjesisë së frikës ose emocioneve ndikojnë te njëra-tjetra. Si pasojë, trupi reagon ndaj filmave apo programeve që kanë dramë apo ngjarje, njësoj si të ishin të dashuruar,” thotë Kocsis.


Sipas tij, rrahjet e zemrës rriten me 42%, presioni i gjakut gjithashtu, ndërsa trupi hyn në një modalitet përjetimi të jashtëzakonshëm. Sapo trupi kupton që jeni duke përjetuar diçka për shkak të asaj që po shihni në televizor, truri lëshon hormonin dopaminë.

Dopamina është një neurotransmetues që sekretohet nga hipotalamusi i trurit. Në fakt, lëshimi i papritur i dopaminës është arsyeja pse ne ‘shikojmë me qejf’ prodhime të ndryshme televizive.

Duket se ky zakon ndikon edhe në cilësinë e gjumit, pavarësisht asaj që shikoni në televizor.

Kocsis thotë se: “Shumica e njerëzve janë joaktivë para televizorit, duke u fokusuar vetëm në dritën blu që lëshon nga ekrani. Drita blu shtyp prodhimin e melatoninës, pra hormonit të gjumit, duke e shtyrë trurin të besojë se është ende ditë dhe për këtë arsye gjumi vonohet”.

Sipas ekspertëve të gjumit në Time4Sleep, mbi 50% (50.9%) e britanikëve kanë një televizor në dhomën e tyre të gjumit.

Por, ky studim nuk fokusohet vetëm te britanikët, por njerëzit e të gjitha kombësive, duke u përqëndruar në efektet që televizori ka si në aspektin e hormoneve, por ashtu edhe në cilësinë e gjumit, citon Anabel.

Nëse përjetoni lodhje, luhatje humori apo ankth pas shikimit për orë të gjata të televizorit, atëherë sigurohuni që të ulni orët e qëndrimit para ekranit.

A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?
Lexo po ashtu A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori