LAJMI I FUNDIT:

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka pranuar hapur se mbështet Real Madridin në një intervistë për Expansion.

Ky fakt dihej prej kohësh, por tashmë është konfirmuar publikisht për herë të parë.


Tebas e ka zbuluar këtë detaj teksa ka komentuar thashethemet e transferimit të Kylian Mbappe në Real.

Arsyetimi i turpshëm nga Tebas se përse në La Liga nuk do të përdoret teknologjia e vijës së portës
Lexo po ashtu Arsyetimi i turpshëm nga Tebas se përse në La Liga nuk do të përdoret teknologjia e vijës së portës

“Së pari dhe më e rëndësishmja, po i them të gjitha këto, pasi jam tifoz i Real Madridit. Është një transferim i jashtëzakonshëm, Mbappe është një nga futbollistët më të mirë në botë”, deklaroi fillimisht ai.

“Nuk mund të them se është më i miri sepse mendoj se Bellingham është më i miri dhe prapa tij është Vinicius”.

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Lexo po ashtu Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

“Mbappe është një nga futbollistët më të mirë në botë, kështu që ne duhet të jemi të lumtur sepse një lojtar i tillë po vjen në ligën tonë. E di që Real Madrid ka në plan të sigurojë nënshkrimin e tij pavarësisht shqetësimit dhe padurimin e mediave. Ata e bënë këtë në një kohe e mirë”, ka shtuar më tej Tebas.

Kujtojmë, Mbappe po kalon te Real Madridi në verë si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me PSG-në. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori