Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se ndonëse Kosova e ka organizuar procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, rezultati i procesit të 21 prillit nuk kontribuon në uljen e tensioneve dhe në hapjen e rrugës për kthim të serbëve në institucionet e Kosovës, çka është thelbësore për normalizim të marrëdhënieve.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se BE-ja shpreh keqardhje që serbët e Kosovës në veri nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës për t’i zgjedhur kryetarët, që, sipas BE-së, do të ishin me të vërtetë përfaqësuesit e serbëve të asaj pjese.
“Sa u përket masave, në linjë me konkluzat e 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë për masat e BE-së, të bazuara në një raport të Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen e kërkesave të bllokut evropian”, ka thënë Stano, pa përmendur afate kohore kur do të zhvillohen këto diskutime.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka thënë se iniciativa për largim ose jo të kryetarëve ka dështuar, pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.
Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.
Kjo nënkupton se kryetarët aktualë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar menjëherë heqjen e masave të BE-së, të vëna ndaj Kosovës vitin e kaluar, me arsyetimin se vendi nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri, në maj të 2023-ës.
Atëherë, serbët lokalë kanë protestuar kundër kryetarëve të rinj para ndërtesave komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, dhe për pasojë situata është përshkallëzuar në dhunë.
Disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë plagosur rëndë.
Të plagosur ka pasur edhe nga ana e protestuesve.
Në rritje e sipër të presionit ndërkombëtar, Kosova e ka prezantuar vitin e kaluar një udhëzim administrativ për largimin e një kryetari nga pozita që mban.
Në përputhje me të, fillimisht është organizuar një peticion, në të cilin janë mbledhur 20 për qind e nënshkrimeve të nevojshme për nisjen e procesit të votimit.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka marrë pjesë në peticion, por jo edhe në votimet e 21 prillit, duke pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje, një ditë më parë, për mosshfrytëzimin e të drejtës së votës në veri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj