Edhe pse Kia ka thënë se Tasman do të jetë kamionçina e saj e parë globale, marka nuk e ka konfirmuar nëse ky model do të shitet në SHBA.
Zyrtarisht, dihet se Tasman do të jetë pjesë e tregjeve në Korenë e Jugut, Australi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Por, një video që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale tregon Tasman të kamufluar teksa i nënshtrohet testimit në tokën amerikane, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, nuk është e pazakontë që një prodhues automjetesh të testojë automjetin në një vend ku nuk ka ndërmend ta shesë.
Një video tjetër tregon një prototip të ndryshëm të Tasman në Australi. Edhe ai është i kamufluar, por dikush me sa duket arriti ta zhbllokonte dhe të futej brenda tij.
@eftm Inside the KIA TASMAN ute! First video as some lads post the first video of inside the first big Korean Ute for Australia #leak #exclusive #sneak #mule #test #kia #tasman #eftm ♬ original sound – EFTM.com
Modeli rival i Ford Ranger pritet të prezantohet vitin e ardhshëm me konfigurimet 4×4 dhe 4×2 me një motor turbodisel 2.2 litërsh dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi.
Ndërkohë, premiera botërore e tij është planifikuar të bëhet para fundit të vitit 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i Lamborghini: Veturat elektrike super sportive nuk kanë shumë kuptim!
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
E kishte aktivizuar opsionin e vozitjes autonome – Tesla për pak sa nuk u përplas në trenin në lëvizje në Ohio
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251