Në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington u vlerësuan politikat e ndjekura nga autoritetet shqiptare, teksa ofruan edhe mbështetje dhe financim për vijimin e reformave .
Shqipëria u përfaqësua në këto takime nga një delegacion i përbashkët i përbërë nga ministri i Financave, Ervin Mete, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si dhe drejtues të tjerë të lartë të dy institucioneve.
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së, ministri Mete dhe Guvernatori Sejko i njohën të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, reformat e ndërmarra, si edhe pritshmëritë për periudhën në vazhdim.
Ata theksuan se Shqipëria po kalon një moment të mirë ekonomik. Viti 2023 u mbyll me uljen e mëtejshme të borxhit publik, i cili zbriti në nivelin 59.2%, shifra rekord të investimeve të huaja direkte, të cilat arritën në afro 1.5 miliardë euro, me një numër të lartë vizitorësh të huaj, trend i cili ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, si edhe me norma të ulëta të papunësisë. Gjithashtu sektori bankar paraqitet i mirëkapitalizuar dhe me norma të larta likuiditeti.
Përballë një konteksti global të karakterizuar nga rritja e shpejtë e çmimeve, e pasigurisë dhe e kostove të financimit, vendi ynë ka arritur të sigurojë ritme pozitive të rritjes ekonomike, të punësimit e të pagave, progres në drejtim të reduktimit të inflacionit, si dhe ka ruajtur stabilitetin e përgjithshëm ekonomik dhe financiar.
Inflacioni ka zbritur në objektivin e Bankës së Shqipërisë brenda një kohe relavitisht të shpejtë, duke arritur në 2.3% në muajin mars, kjo edhe si pasojë e ndërhyrjeve dhe politikës monetare të ndjekur nga BSH, që ka pasur si objektiv amortizimin e goditjeve dhe zbutjen e presioneve të brendshme inflacioniste.
Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së e vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga autoritetet shqiptare.
Ata veçuan si një zhvillim pozitiv rritjen e vlerësimit për herë të parë të agjencisë Standard&Poor’s për kreditin e Shqipërisë, i cili u pasua nga një rishikim në rritje i perspektivës edhe nga agjencia Moody’s, si edhe theksuan se dalja e vendit nga lista gri e FATF/MONEYVAL është gjithashtu një lajm me efekte shumë pozitive për Shqipërinë.
Ata vlerësuan përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian si dhe sa i përket përballimit me sukses të goditjeve të njëpasnjëshme, ku edhe sipas vlerësimeve të FMN Shqipëria rezultoi një nga ekonomitë më rezistente në rajon.
Gjithashtu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht trendin e ndjekur nga ekonomia shqiptare dhe ecurinë e treguesve dhe parametrave kryesorë makroekonomikë.
Pala shqiptare falënderoi përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së për asistencën teknike dhe mbështetjen e vazhdueshme përmes financimit të projekteve konkrete të zhvillimit.
Ministri Mete u shpreh se vëmendje i është kushtuar mbështetjes në vazhdimësi të kapitalit njerëzor dhe me asistencën e Bankës Botërore synohet të analizohen të gjithë komponentët e mbrojtjes sociale. Gjithashtu, në fokus do të jenë projektet në mbështetje të turizmit dhe sektorëve të tjerë prioritarë të ekonomisë.
Guvernatori Sejko theksoi se mbikëqyrja dhe rregullimi i kujdesshëm i sektorit bankar dhe investimi i vazhdueshëm në zhvillimin e sistemit të pagesave, në inovacionin dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare, kanë kontribuuar në zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e stabilitetit të vendit.
Pala shqiptare u shpreh se integrimi ekonomik brenda rajonit dhe me Bashkimin Evropian nis me sistemet dhe shërbimet e pagesave. Falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro i njohur ndryshe si SEPA, po vendosen themele të sigurta për përshpejtimin e shkëmbimeve në planin ekonomik.
Ministri Mete dhe Guvernatori Sejko morën pjesë gjithashtu në një takim me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL) për të diskutuar mbi perspektivën ekonomike dhe sfidat me të cilat përballen këto vende, organizuar nga Departamenti Evropian i FMN-së.
Në kuadër të këtyre mbledhjeve, ministri Mete dhe Guvernatori Sejko morën pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe Komitetin e Zhvillimit të BB-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje