Në një bisedë të hapur me moderatorin Fis Juniku në “Shok Podcast”, modelja e njohur Vivien Thano ka rrëfyer me detaje për ndarjen e saj nga reperi i njohur Getinjo. Intervista vjen si vazhdim i deklaratave të saj të mëparshme ku pa u nguruar, ajo ka folur rreth arsyeve që çuan në ndarjen e tyre.
Vivien, e cila u njoh me reperin ferizajas gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, foli me një zemërgjerësi të rrallë për vështirësitë në marrëdhënien e tyre.
Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit për deklarimin publik të shkakut të ndarjes, Vivien është shprehur pa dorashka: “Unë kam hequr shumë, kam hequr të zinjtë e ullirit edhe jam munduar me të gjitha, dhe kur e pash që s’kisha fuqi të bëja më asgjë dhe thash ‘Pse duhet unë të bëj gjë, sepse s’po bën njeri për mua gjë’. Nuk është se ia bëra me inat, unë thjeshtë shpreha se për çfarë u ndava”.
Varësia e reperit nga bixhozi duket se ka qenë pikënisja e problemeve që të dy kanë hasur, dhe pavarësisht nga dashuria e madhe, Vivien vuri në dukje se “Dashuria nuk mjafton”, duke shtuar se statusi i tyre i të famshëm e bëri edhe më të komplikuar marrëdhënien. Ajo gjithashtu zbuloi se ka dëgjuar që ish-idashuri i saj, Getinjo tashmë ka filluar të distancohet nga “veset e këqija”.
“Kam dëgjuar që ka hequr dorë nga ajo gjë, shpresoja, por e kam ditur që ka diçka më shumë se bixhozi brenda tij, prandaj rrija. Por erdhi në një pikë që u lodha, u lodha duke u lodhur. U lodha duke u mërzitur”, përfundoi ajo.
Getinjo përndrysho hoqi vullnetarisht dorë nga rrugëtimi i tij në Big Brother VIP Kosova 1 – i cili u fitua nga reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, Mozzik dhe Lotina "trazojnë" rrjetin me fotografitë e fundit në Instagram
Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë
Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese në postimin e fundit në Instagram, thekson linjat e përkryera
Jakup Krasniqi bëhet gjysh, mbesën e tij e pagëzuan me emrin Odetë
Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin
Princesha norvegjeze Martha Louise martohet me shamanin amerikan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Live Dita e fundit e afatit kalimtar veror – klubet e mëdha po punojnë për të mbyllur goditjet e 'minutës së fundit'
Si ndodhi që oferta që bëri Chelsea e zemëroi Osimhenin dhe Napolin – marrëveshja u anulua plotësisht
Dhjetë transferimet më të mira që u kompletuan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror
Pentagoni: Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj nga SHBA-ja
Biserko: Rasti i Banjskës e ka hequr ndarjen e Kosovës nga tavolina
Ambasadori britanik, për operacionin në veri: Veprim që kërkon konsultim me miqtë e palëkundur të Kosovës