Sa herë që duan pushim: Kyle Walker tregon se cili lojtar e dërgojnë te Guardiola për t’ia kërkuar atë
Në fillim të këtij sezoni Kyle Walker zbuloi se yjet e Manchester Cityt dërgojnë Bernardo Silvan për t’i kërkuar Pep Guardiolës një ditë pushim.
Pasi City mundi Chelsean 1-0 në gjysmëfinalet e FA Cup të shtunën, çështjet e orarit të stërngarkuar dhe mirëqenia e lojtarëve u vunë përsëri në qendër të vëmendjes.
City u detyrua të luante ndeshjen më pak se 72 orë pasi humbja e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madrid shkoi në kohë shtesë dhe penallti.
Pas ndeshjes, ylli i Cityt, Bernardo Silva dhe trajneri Pep Guardiola shprehën zemërimin dhe situatën e tyre.
Guardiola mbajti një qëndrim të ngjashëm në intervistën e tij pas ndeshjes me BBC Sport, duke thënë: “Është e papranueshme të na lënë të luajmë sot. Është e pamundur, për shëndetin e lojtarëve. Nuk është normale. Është e papranueshme”.
Për shkak të orarit të tyre të ngjeshur, City luan çdo tri ditë për pjesën më të madhe të sezonit.
Kur yjet e tyre kanë nevojë për pushim, kapiteni i klubit – Kyle Walker zbuloi se Silva është ai që i dërgojnë Guardiolës për t’i kërkuar pushim.
“Bernardo Silva ka një marrëdhënie kaq të mirë me trajnerin, saqë kur duam ditë pushimi, i kërkojmë të shkojë dhe të flasë me Pep”, deklaroi mbrojtësi anglez në fillim të këtij sezoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251