El Clasico: Tri duelet kryesore që mund ta vendosin fituesin e këtij takimi
Të gjithë sytë do të jenë tek dueli i sotëm (e diel) mes Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje gjithmonë ka gjeneruar interesim, por edhe më shumë kësaj radhe duke marrë parasysh se blaugransve i duhet një fitore për të ‘dridhur’ garën për titull dhe për të zvogëluar diferencën me liderin.
Si do të përpiqen Carlo Ancelotti dhe Xavi që të marrin tri pikët? Mirë pra, kjo do të vendoset nga detajet si dhe nga disa duele në fushë.
Këto janë pesë duelet që mund të vendosin fatin e ndeshjes, ndoshta edhe atë të titullit.
Ferland Mendy vs Lamine Yamal
Herën e fundit kur Yamal luajti në ‘Bernabeu’, ai dhuroi një shfaqje fantastike për tifozët në miqësoren e Spanjës ndaj Brazilit madje mori edhe ovacione për këtë. 16-vjeçari ka kontribuar në 10 gola këtë sezon dhe ka regjistruar 1.6 driblime të suksesshme për ndeshje.
Ai i ka shkaktuar mbrojtësve probleme gjatë tëerë sezonit, por sonte do të jetë në duel me Ferland Mendyn, njërin nga lojtarët më të mirë në aspektin defanziv. Nëse Mendy arrin ta mbajë Yamalin ‘të heshtur’, atëherë ekipi i tij do të ishte një hap pranë fitores.
Pau Cubarsi vs Rodrygo dhe Vinicius
Në anën tjetër të fushës, dyshja braziliane Rodrygo dhe Vinicius do të synojnë t’i shkaktojnë probleme mbrojtjes së Barcelonës. Ata kanë shënuar në total 22 gola, dhe kur Real Madridi fitoi me rezultat 4-1 në finale të Superkupës së Spanjës, Vinicius shënoi het-trik, ndërsa Rodrygo shënoi një tjetër.
Sidoqoftë, që prej se Cubarsi debutoi për Barcelonën ai i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij në fazën defanzive. 17-vjeçari tashmë është i paprekshëm në formacion, kështu që do të jetë interesante për t’u parë se si do të performojë në El Clasicon e tij të parë.
Andriy Lunin vs Robert Lewandowski
Kur Real Madridi fitoi El Clasicon e kaluar në tetor, Andriy Lunin nuk luajti. Në atë fazë të sezonit, portieri ukrainas ishte në bankë ndërsa Kepa Arrizabalaga luante nga minuta e parë në ‘Estadi Olimpic’.
Sidoqoftë, Lunin tashmë është bërë portieri i parë për Ancelottin dhe po kalon në një sezon fantastik duke pësuar vetëm 0.58 gola për ndeshje.
Sot, Lunin do të synojë që të impresionojë edhe një herë tjetër me paraqitjen e tij, ndaj një sulmuesi ‘vdekjeprurës’ si Robert Lewandowski. Dueli mes ukrainasit dhe polakut mund të jetë kryesori nga këta të lartpërmendurit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë
Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra
Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari
Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës