Buajr Osmani, ka shprehur bindjen se populli shqiptar do të jetë model për revolucionarët e popujve të shtypur në botë. Në një vizitë në Shipkovicë, ai theksoi transformimin e Maqedonisë nga një popull i përjashtuar në një popull që udhëheq institucionet më të rëndësishme të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Ne ja dolëm, ne ishim popull i përjashtuar, i nënshtruar, ne ishim popull që nuk na bënin hesap shteti dhe institucionet e shtetit. Për 20 vite ne jemi sot popull i kryeministrit, i institucioneve më të rëndësishme në vend”, tha Osmani.
Osmani u shpreh se suksesi i tyre do të shërbejë si shembull për popujt e tjerë të shtypur, duke i nxitur ata të luftojnë për faktorizimin e tyre dhe të kenë krenari për arritjet e tyre.
Në këtë kontekst, ai bëri thirrje për mbështetje të idesë së presidentit të parë shqiptar, duke shtuar se është e rëndësishme që mos të humbasin votën. Këto deklarata vijnë në një moment kur Kosova është në proces të ndryshimeve të thella politike dhe institucionale. /Telegerafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251