LAJMI I FUNDIT:

Paketa e madhe e ndihmës do të kalojë në Kongresin amerikan – çfarë përfitojnë Ukraina dhe Izraeli

Paketa e madhe e ndihmës do të kalojë në Kongresin amerikan – çfarë përfitojnë Ukraina dhe Izraeli

Një paketë e madhe ndihme amerikane me vlerë 95 miliardë dollarë pritet të kalojë sot pas muajsh grindje politike në Uashington.

Bëhet e ditur se paketa do të ndajë mbështetje për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Ndërsa pjesa më e madhe e fondeve janë të rezervuara për Ukrainën, një total prej 26.38 miliardë dollarësh do të ndahen për Izraelin dhe për të rimbursuar operacionet ushtarake të SHBA-së.


Siç raportohet, rreth 5.2 miliardë dollarë do të shkojnë për rimbushjen dhe zgjerimin e sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit, me 3.5 miliardë dollarë për blerjen e sistemeve të avancuara të armëve, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Shefi i NATO-s bën thirrje për furnizim me municion të Ukrainës
Lexo po ashtu Shefi i NATO-s bën thirrje për furnizim me municion të Ukrainës

Një tjetër miliard do të përdoret për prodhimin e armëve dhe 4.4 miliardë të tjerë për të rritur furnizimet dhe shërbimet e tjera që i ofrohen Izraelit.

Gjithashtu, projektligji përmban edhe 9.1 miliardë dollarë për nevoja humanitare.

Ndryshe, dje shefi i OKB-së, Antonio Guterres, tha se angazhimet e Izraelit për të përmirësuar dërgimin e ndihmave në Gazë kanë qenë të kufizuara e ndonjëherë nuk kanë rezultuar efektive fare.

“Për të shmangur urinë dhe vdekjet e mëtejshme të parandalueshme, ne kemi nevojë për një hap të madh në ndihma humanitare për palestinezët në Gazë”, tha Guterres. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Kalo në kategori