LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë

Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjançiq, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa Tomaniq, dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, e cila mori pjesë virtualisht.

Në takim, krahas kryeministrit ishte Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing.

U bisedua për situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin tonë verior, me theks te veprimet e djeshme me rastin e ndalimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare dhe kërcënimet publike nga Presidenti i Serbisë.


Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu dha dhe mundësive për intensifikimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore në këto komuna, masave praktike që mund të lehtësojnë punësimin, sikurse masa e punësimit për 2,000 banorë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që është lansuar në shkurt të këtij viti, dhe procesit të regjistrimit të popullsisë.

Për këtë të fundit, kryeministri vuri theksin te rëndësia e këtij procesi dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pjesëmarrja në këtë proces ka edhe në ndarjen e drejtë të buxhetit për komuna dhe planifikimin strategjik të politikave dhe projekteve.

Temë tjetër e bisedës ishte edhe votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve i cili mbahet me 21 prill dhe puna e institucioneve tona rreth organizimit të këtij procesi demokratik, që është iniciuar nga nënshkrimet e vetë qytetarëve të këtyre komunave.

Kryeministri Kurti falënderoi nënkryetaret për angazhimin e tyre dhe punën që po bëjnë, dhe ofroi vazhdim të bashkëpunimit në shërbim të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve që përfaqësojnë dhe komunave që qeverisin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Lajme
Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant!

Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant!

Lajme
KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

Lajme

"S'ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës", Picula: Çdo destabilizim i Kosovës do t'i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit

Lajme
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Kalo në kategori