LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria tregon se ministrja Hajdari shfrytëzoi të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje

Prokuroria tregon se ministrja Hajdari shfrytëzoi të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media bën të ditur se ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari është paraqitur për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Hajdari ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje duke mos u deklaruar.

Rasti i rezervave shtetërore, Hajdari përfundon deklaratën e saj në Prokurorinë Speciale
Lexo po ashtu Rasti i rezervave shtetërore, Hajdari përfundon deklaratën e saj në Prokurorinë Speciale

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, ministrja Hajdari ka thënë para gazetarëve se nuk është intervistuar sot, por ka ardhë që të japë sqarime pranë prokurorisë për Legjislacionin që është në fuqi për rezervat shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori