LAJMI I FUNDIT:

“Në çdo kampionat tjetër do të krijoja distancë” – Arteta flet pas gabimit dhe tregon se si e ka planin t’ia marrë titullin Cityt

“Në çdo kampionat tjetër do të krijoja distancë” – Arteta flet pas gabimit dhe tregon se si e ka planin t’ia marrë titullin Cityt

Arsenali ka pësuar një humbje shokuese para adhuruesve të vet pasi është mposhtur nga Aston Villa me rezultat 0-2.

Humbja e tyre ka bërë që ata së bashku me Liverpoolin të mbesin mbrapa Manchester Cityt që tanimë është lider në Ligën Premier me 73 pikë.


I pyetur se si duhet të reagojë Arsenali ndaj humbjes nga Aston Villa , Mikel Arteta tha për Sky Sports se nuk mund ta kontrollojnë Man Cityn, por duhet të rikthehen te fitoret.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë Manchester Cityn. Ajo që ne mund të kontrollojmë është se kur kemi vrapimin që kishim kur fitonim, është e lehtë”.

Zbulohet foto e tyre në Spanjë, Arteta po e emëron ndihmës të tij ish-mbrojtësin e Manchester United
Lexo po ashtu Zbulohet foto e tyre në Spanjë, Arteta po e emëron ndihmës të tij ish-mbrojtësin e Manchester United

“Momenti është tani. Pas kësaj goditjeje, ne kështu reagojmë. Ne kemi mundësinë më të mirë për të reaguar ndaj Bayern Munich të mërkurën”.

“Ekipi duhet ta tregojë këtë. Nëse doni të fitoni, duhet t’i kapërceni këto situata. Me ndeshjet që kishim, kjo do të ndodhte. Tani ka të bëjë me mënyrën se si reagojmë. Kjo është në kontrollin tonë”, tha Arteta.

Në fund Arteta tha se në çdo ligë tjetër nëse do të fitonin tetë fitore radhazi do të shkëputeshin në tabelë.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë Man Cityn. Në çdo ligë tjetër në botë nëse do të fitonit numrin e ndeshjeve radhazi që kemi bërë, do të ishit gjashtë ose tetë pikë më shumë. Këtu nuk është kështu. Kjo është sfida”, deklaroi Arteta.

"Të luash pa dhimbje në sportin elitar është shumë e vështirë" – Arteta zbulon se Jesus ka nevojë për operim në gju, por po luan në ndeshjet e fundit
Lexo po ashtu "Të luash pa dhimbje në sportin elitar është shumë e vështirë" – Arteta zbulon se Jesus ka nevojë për operim në gju, por po luan në ndeshjet e fundit

Arsenali tani është dy pikë prapa Man Cityt në garën për titull në Ligën Premier me gjashtë ndeshje të tjera të mbetura. Topçinjtë duhet të fitojnë ndeshjet e tyre të mbetura dhe shpresojnë që Cityzens të rrëshqasin në muajin e fundit të sezonit 2023/24. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Kalo në kategori