LAJMI I FUNDIT:

Shqiponjë me fara orizi në Zadrimë, mesazh për të punuar tokën e vendin tënd

Shqiponjë me fara orizi në Zadrimë, mesazh për të punuar tokën e vendin tënd

Kjo shqiponje gjigante është krijuar me fara orizi  në fushat e Zadrimës në Lezhë.

Iniciativa është ndërmarr nga vëllezërit fermer Altin dhe Anton Prenga, të cilët rikthyen pas 30 vitesh kultivimin e orizit në fushën e Zadrimës, një zonë me rendiment të lartë në bujqësi.

Por kësaj radhe ata vijnë në vëmendje jo për sipërmarrjen e tyre por për mesazhin që duan të përcjellin ndaj të rinjve me këtë mozaik në natyrë.


“Mesazhi është që në Shqipëri është e mundur me pas made in Albania edhe oriz ndër të tjera dhe krejt puna është për të eliminuar turpin e tokës djerrë, kështu që duhet me lincu sa më shumë iniciativa të tilla që të punohet toka sepse me prodhim mund të zgjidhen shumë gjëra”, tha fermeri Altin Prenga.

Fusha e Zadrimës është një zonë mjaft atraktive për kultivimin e orizit dhe këtë shembull duhet ta ndjekin dhe fermer të tjetër thotë eksperti i bujqësisë Filip Haxhari.

“Orizi është një kulturë që ka kërkesa specifike sidomos me nivelimin e tokës, shpresoj se organet lokale ti mbështesin këto kultivues të orizit”, tha eksperti i bujqësisë Filip Hanxhari.

Para viteve 90 kultivimi i orizit zinte mbi 15 mijë hektarë tokë ku zonat tradicioanale ishin Shkodra dhe Lezha, ndërsa 5 vite më parë kjo kulture ka nisur të mbillet sërish në Zadrimë./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori