LAJMI I FUNDIT:

Llapi hap fals në luftën për titull, ndalet nga Dukagjini në Klinë

Llapi hap fals në luftën për titull, ndalet nga Dukagjini në Klinë

Dukagjini dhe Llapi kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Llapjanët që janë në luftë për titull e nisnë më mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë, por goli erdhi në kohën shtesë.


Ishte Leotrim Bekteshi që ishte më i larti në një harkim dhe me kokë tundi rrjetën për 1-0.

Por në mesin e pjesës së dytë, Dukagjini shënoi golin e barazimit ndaj Llapit.

Golin për 1-1 e shënoi mbrojtësi Ardin Dallku, në minutën e 66-të, njëjtë edhe ky me kokë.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe skuadrat u desh të pajtohem me nga një pikë.

Llapi mbetet i treti me 55 pikë, tani katër më pak se Ballkani dhe dy më pak se Drita. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore