Tensionet midis Iranit dhe Izraelit u përshkallëzuan të shtunën mbrëma pasi Irani filloi sulmet kundër Izraelit.
Si pasojë, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe çmimi i Bitcoin shënoi një rënie të mprehtë.
Bitcoin ishte tregtuar me rreth 70,000 dollarë të shtunën në mbrëmje, por ra deri nën 62,000 dollarë, sipas të dhënave nga bursa Bitstamp.
Deri të dielën në mëngjes ajo ishte rikuperuar për të tregtuar mbi 64,000 dollarë.
Ndryshe, Izraeli njoftoi se neutralizoi 99% të 300 kërcënimeve të identifikuara që synonin territorin e tij ndërkohë që ushtria e Iranit shpalli përfundimin e operacionit të Teheranit pa veprime të mëtejshme.
Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi sulmin e Iranit, duke e cilësuar atë “të paprecedentë” dhe bëri thirrje për një përgjigje të koordinuar diplomatike me udhëheqësit e G7.
Armiqësitë e fundit pasojnë tensionet e rritura midis Iranit dhe Izraelit, veçanërisht që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor.
Akuzat dhe kundërakuzat janë përshkallëzuar, me Iranin që akuzon Izraelin për një sulm ndaj konsullatës së tij në Damask më 1 prill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Levante - San Martino: Një traditë e përsosmërisë italiane për vajin e ullirit
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Murati: Pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Live Dita e fundit e afatit kalimtar veror – klubet e mëdha po punojnë për të mbyllur goditjet e 'minutës së fundit'
Si ndodhi që oferta që bëri Chelsea e zemëroi Osimhenin dhe Napolin – marrëveshja u anulua plotësisht
Dhjetë transferimet më të mira që u kompletuan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror
Pentagoni: Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj nga SHBA-ja
Biserko: Rasti i Banjskës e ka hequr ndarjen e Kosovës nga tavolina
Ambasadori britanik, për operacionin në veri: Veprim që kërkon konsultim me miqtë e palëkundur të Kosovës