LAJMI I FUNDIT:

Despotovski: Maqedonia ka rritjen më të lartë të pagave reale dhe produktivitetit në rajon

Despotovski: Maqedonia ka rritjen më të lartë të pagave reale dhe produktivitetit në rajon

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Maqedonia shënjon nivelin më të lartë të rritjes së pagave reale dhe produktivitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI, thekson se kjo është rezultat i politikave të zbatuara në shtatë vitet e fundit.

Despotovski shtoi se vetëm në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale gjatë kësaj periudhe ka pasur gati trefishim të numrit të vendeve të punës në krahasim me vitin 2016, si dhe dyfishim të pagave, të cilat për tre vitet e fundit kanë qenë mbi mesataren e vendit.

“Unë personalisht kam vendosur që të mos i kushtoj rëndësi strategjive të letrës dhe shkrimit, por t’i kushtoj vëmendje situatës reale. Dhe nëse e kemi marrë si prioritet që kemi nevojë për më shumë vende pune dhe punë më të paguara, unë dua ta realizoj atë. Dhe për këtë mund t’ju them sinqerisht se nga viti 2017 deri në 2023 kemi afro 12 mijë vende të reja pune në Zona dhe një rritje pothuajse të dyfishtë të pagave. Në vitin 2017 kishim diku rreth 20 mijë paga neto, tani kemi mbi 40 mijë paga mesatare neto. Pra, dua të bisedoj me ato shifra, sepse ato janë efektet konkrete që kjo Qeveri, përkatësisht çdo qeveri, duhet t’i japë qytetarëve”, theksoi Despotovski.


Ai vlerëson se premisat për rritjen e pagave dhe pagës mesatare prej 1100 euro janë të arritshme bazuar në sukseset e deritanishme.

Despotovski thekson se është e rëndësishme të ketë qëllime të qarta dhe realizime të konkreta, duke theksuar se politikat duhet të fokusohen në efektet praktike për qytetarët, siç janë krijimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori