LAJMI I FUNDIT:

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, Dea Mishel tregon gjendjen përmes një fotografie

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, Dea Mishel tregon gjendjen përmes një fotografie

Dy ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Dea Mishel iu ka nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja, duke treguar se është përballur me një nga frikërat e saj më të mëdha, duke mos zbuluar shkakun e operacionit.


Së fundmi Dea ka tregar se ndërhyrjen kirurgjikale e ka bërë në kokë, ndërsa tha se tashmë ka dalë nga spitali dhe është në një gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse është fryrë pak në fytyrë.

Foto: Dea Mishel/Instagram

“Ja sa është enjtur. Plaga është pak më mbrapa. S’jam mërzitur që duket kështu rëndësi ka që jam më mirë. Do fryhet dhe do më duroni me këtë pamje.”– ka shkruar Dea duke treguar njërën anë të fytyrës paksa të fryrë.

Pas operacionit i cili zgjati katër orë, influencerja ka dhënë një mesazh për të gjithë duke thënë se tashmë pas kësaj sfide ka mësuar të vlerësojë gjërat e vogla që shpesh herë njerëzit nuk i marrin të mirëqena.

“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha.

Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një nderhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.

Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.

Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.

Falë zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtese për të mos i lëne pas dore kontrrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimiste dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!”– ka shkruar Dea. /Telegrafi/

Foto: Dea Mishel/Instagram
Foto: Dea Mishel/Instagram
Foto: Dea Mishel/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori