LAJMI I FUNDIT:

“Të luash pa dhimbje në sportin elitar është shumë e vështirë” – Arteta zbulon se Jesus ka nevojë për operim në gju, por po luan në ndeshjet e fundit

“Të luash pa dhimbje në sportin elitar është shumë e vështirë” – Arteta zbulon se Jesus ka nevojë për operim në gju, por po luan në ndeshjet e fundit

Mikel Arteta u pyet për mendimet e tij për sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus, ku tregoi se ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gju për të rregulluar një problem të bezdisshëm pas përfundimit të këtij sezoni.

Braziliani po luan me dhimbje në këto momentet e fundit të këtij sezoni, ku skuadra ka nvojë shumë për lojtarë dhe pikë.


“Në sportin elitar, të luash pa dhimbje është shumë e vështirë. Kur luan çdo tre ditë, veçanërisht në nivelin që ne luajmë, nëse pyet ndonjë lojtar, ata do të thonë se po, ndonjëherë kanë dhimbje, por duket të luajnë me to”.

“Gabi ka këtë dhimbje dhe këtë karakter që ai gjithmonë dëshiron ta kapërcejë. Ai ka tejkaluar disa vështirësi sa i përket lëndimeve dhe është sërish gati”, deklaroi Areta.

Kjo deklaratë vjen pasi Jesus realizoi një super-paraqitje kundër Bayern Munich, duke dhënë asistimin për golin e barazimit të Leandro Trossard për të bërë rezultatin 2-2.

Jesus ka pasur probleme me lëndimet këtë sezon dhe ka humbur 13 ndeshje për shkak të problemeve të tij.

Fabregas këshillon Arsenalin se si ta dominojë Anglinë për vite me vetëm një kusht
Lexo po ashtu Fabregas këshillon Arsenalin se si ta dominojë Anglinë për vite me vetëm një kusht

Sulmuesi 27-vjeçar ka bërë 29 paraqitje për Topçinjtë deri më tani këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori