Pendarovski publikon programin presidencial: Ofrojmë zgjidhje për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, e ka publikuar programin e tij zgjedhor, në të cilin siç thotë, i adreson nevojat kryesore e të gjithë kategorive të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për të gjitha sfidat para së cilave është vendosur shoqëria.
“Të gjitha sfidat me të cilat u ballafaquam dhe me të cilat po ballafaqohemi më bindën se vetëm nëse kemi vizion të qartë, strategji të saktë dhe unitet qytetar mund ta realizojmë qëllimin tonë që të jetojmë në një shtet me rend i cili bazohet në parimin e sundimit të së drejtës, përparon ekonomikisht, siguron drejtësi sociale dhe barazi të tërësishme të të gjithë qytetarëve tanë pa marrë parasysh prejardhjen në shoqërinë tonë maqedonase shumetnike. Pas vete nuk kam asnjë aferë korrupsioni ose shembull të përdorimit të funksionit për realizim të interesave personale”.
“Prandaj në zgjedhjet e ardhshme kërkoj mbështetjen dhe besimin tuaj për mandat të dytë. Kam vizion dhe energji të vazhdoj luftën për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë”, thotë Pendarovski në fjalimin e vet hyrës në Program.
Programi i kandidatit Pendarovski përbëhet nga pesë shtylla kryesore, përkatësisht: Zëri i qytetarëve – mbrojtësi i të drejtave dhe lirive; Promovuesi i të rinjve, bashkësive të lëndueshmëve dhe të margjinalizuara; Mbrojtësi i demokracisë dhe bashkëpunimit midis bashkësive në shoqërinë maqedonas; Lufta për shtet të drejtë të çliruar nga kanxhat e krimit të organizuar dhe korrupsionit; Integrimi evropian si nxitës i transformimit të tërësishëm.
“Pavarësia nga partitë dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, formimi i trupit këshillëdhënës për formulimin e politikave efektive demografike, kujdesi i zmadhuar ndaj diasporës sonë, vazhdimi i rolit korrigjues dhe përdorimi i të drejtës së vetos ndaj ligjeve që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve, udhëheqja e konceptit të vetingut të tërësishëm në gjyqësor dhe politikë dhe përkushtimi në përparimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së, janë vetëm një pjesë e angazhimeve të Pendarovskit për mandatin e dytë presidencial”, thonë nga Kabineti i Pendarovskit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar