LAJMI I FUNDIT:

Arsenali “i mallkuar” pak orë para ndeshjes me Bayernin në Ligën e Kampionëve

Arsenali “i mallkuar” pak orë para ndeshjes me Bayernin në Ligën e Kampionëve

Tifozët e Arsenalit kanë mbetur të shqetësuar për thashethemet se Kim Kardashian do të jetë në ndeshjen kundër Bayern Munichut.

Topçinjtë përballen sonte me gjigantët e Bundesligës në një përballje të Ligës së Kampionëve.


Skuadra e Mikel Artetës do të shpresojë për hakmarrje, pasi ka humbur tri ndeshjet e fundit kundër Bayernit me rezultat 5-1.

Formacionet zyrtare: Arsenali dhe Bayerni startojnë me më të mirët në dispozicion
Lexo po ashtu Formacionet zyrtare: Arsenali dhe Bayerni startojnë me më të mirët në dispozicion

Arsenali kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi thyen mallkimet e raundit të 16-të kundër Portos.

Një llogari e tifozëve tani ka pohuar se Kim po planifikon të vizitojë Emirates për ndeshjen jetike.

Ajo ishte e pranishme në eliminimin e Arsenalit nga Liga e Evropës në Sporting Lisbonës sezonin e kaluar me djalin e saj West.

Kim Kardashian mund të jetë e pranishme në ndeshjen e Arsenalit kundër Bayern Munichut

Dhe tifozët tani janë të shqetësuar se rrufeja mund të godasë dy herë.

Një fans postoi: “Kemi mbaruar njeri”. I dyti shkroi: “Dikush ta ndalojë atë”. Një i tretë komentoi: “Nuk do të përfundojë mirë”. Ndërsa i katërti tha: “Jooooo, të lutem thuaji policisë që ta ndalojë”.

Pas paraqitjes së saj marsin e kaluar, mbështetësit e klubit besuan se Kim ishte “mallkuar” pasi William Saliba dhe Takehiro Tomiyasu pësuan lëndime. /Telegrafi/