LAJMI I FUNDIT:

NASA “kap objektin që lëvizte me shpejtësi rreth hënës” – zbulojnë se për çfarë bëhet fjalë

NASA “kap objektin që lëvizte me shpejtësi rreth hënës” – zbulojnë se për çfarë bëhet fjalë

“Orbiteri i Zbulimit Hënor” i NASA-s (LRO) muajin e kaluar vuri re një copëz të çuditshme të një objekti që po kalonte me shpejtësi mbi sipërfaqen hënore.

Dhe siç rezulton, objekti që u pa nuk ishte UFO, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Rezulton se imazhi i LRO-së tregon satelitin artificial i njohur ndryshe si Danuri, i cili po udhëtonte në orbita pothuaje paralele me LRO-në , sipas një deklarate të NASA-s.


Ndryshe, Danuri nisi misionin në gusht të vitit 2022, duke u bërë kështu misioni i parë i Koresë së Jugut në Hënë.

Sateliti hyri në orbitën hënore në dhjetor të vitit 2022 dhe është projektuar për të ndihmuar në planifikimin e misioneve të ardhshme në polet hënore.

Sipas NASA-s, shkencëtarët në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goodard, kishin nevojë për kohë që të kapnin një paraqitje të shkurtër të Danurit.

Arsyeja pse ky satelit shfaqet si një copëz e vogël e paidentifikuar, është sepse koha e ekspozimit të kamerës së LRO-së ishte jashtëzakonisht e shkurtër.

Bëhet e ditur se LRO identifikon edhe mbetjte e uljeve hënore të rrëzuara në një përpjekje për të përmirësuar sistemet e pozicionimit të zbarkuesve të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori