LAJMI I FUNDIT:

Tetë vjeçari që u godit nga vetura në Pejë vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv – gjendja e tij paraqitet stabile

Tetë vjeçari që u godit nga vetura në Pejë vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv – gjendja e tij paraqitet stabile

Tetë vjeçari nga Peja i cili u godit nga një veturë të dielën, po vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I njëjti nga goditja e veturës ka pësuar lëndime serioze, megjithatë gjendja e tij vazhdon të jetë stabile.

Drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se gjendja e përgjithshme e pacientit paraqitet stabile.


Uka shtoi se i njëjti po mbahet në gjumë me medikamente.

Gjakderdhje në kokë dhe lëndime tjera të rënda – drejtori i Intensives tregon për gjendjen e tetë vjeçarit që u godit nga vetura në Pejë
Lexo po ashtu Gjakderdhje në kokë dhe lëndime tjera të rënda – drejtori i Intensives tregon për gjendjen e tetë vjeçarit që u godit nga vetura në Pejë

“Gjendja e përgjithshme nuk ka lëvizë, ka qenë relativisht stabile sa i përket parametrave vital. Ne kemi vazhduar ta mbajmë në gjumë, ashtu do të vazhdoj edhe gjatë ditës së sotme dhe pastaj të shohim në ditët në vazhdim si do të shkoj gjendja. Për momentin gjendja e përgjithshme paraqitet stabile. Është duke e marrë terapinë dhe vazhdon të qëndrojë në gjumë me barna”, tha Uka.

Gjatë ditës së djeshme Uka bëri të ditur se tetë vjeçari kishte pësuar lëndime në kokë, mukshëri dhe në ekstremitete tjera.

“Lëndimet janë të rënda, ka gjakderdhje në regjionin e kokës, ndrydhje në mushkëri dhe lëndime në ekstremitetet e tjera”, kishte deklaruar Uka.

Dosja e Prokurorisë: Shoferi që goditi me veturë dy fëmijë në Pejë kishte qenë nën ndikim të alkoolit, kërkohet paraburgim
Lexo po ashtu Dosja e Prokurorisë: Shoferi që goditi me veturë dy fëmijë në Pejë kishte qenë nën ndikim të alkoolit, kërkohet paraburgim

Ndryshe Prokuroria Themelore në Pejë dje ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shoferit K.M.

Sipas dosjes së Prokurorisë që e ka siguruar Telegrafi, shkruan se i njëjti në momentin kur ka goditur dy fëmijët dhe pastaj edhe dy persona të tjerë, kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

I pandehuri K.M gjithashtu është recidivist i disa veprave tjera penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori