LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Prokurorisë: Shoferi që goditi me veturë dy fëmijë në Pejë kishte qenë nën ndikim të alkoolit, kërkohet paraburgim

Dosja e Prokurorisë: Shoferi që goditi me veturë dy fëmijë në Pejë kishte qenë nën ndikim të alkoolit, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj shoferit i cili të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore, Shkodran Nikçi.


Nikçi ka bërë të ditur gjithashtu se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe se i njëjti është recidivist i disa veprave penale.

“Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, ka thënë Nikçi për Telegrafin.

K.M dyshohet se ka kryer edhe veprat e tjera penale si “lëndim i lehtë trupor”, “blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “sulmit” “grabitje”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në kërkesën për paraburgim që ka siguruar Telegrafi kundër të pandehurit K.M 24 vjeçar nga Klina e Poshtme, komuna e Skenderajt, thuhet se “me datë 08.04.2023, nga ana e Policisë së Kosovës kemi pranuar kallëzimin penal me nr. 2024-DR-246 të datës 08.04.2024, ndaj të pandehurit K.M, i dyshuar për vepër penale vepër penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 par. 3 të KPRK-së.

Me datë 08.04.2024, kjo prokurori ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.M për vepër penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 par. 3 të KPRK-së”.

Tutje në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet “se është plotësuar kushti i parë themelor nga neni 163 par 2 lidhur me nenin 184 par 1 pika  1.2.3 të KPPRK-së, pra se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur e vërtetojnë provat materiale dhe personale si në vijim: raportet mjekësore për të dëmtuarit, deklarata nr.2024-DR-246 dt.08.04.2024 ora 10:05h, deklarata nr.2024-DR-246 dt.08.04.2024 ora 09:55, procesverbali i marrjes në pyetje i të dyshuarit K.M, për të dyshuarin video-incizimi nga vendi i ngjarjes, foto-dokumentacioni si dhe shkresat e tjera të lëndës”.

Gjakderdhje në kokë dhe lëndime tjera të rënda – drejtori i Intensives tregon për gjendjen e tetë vjeçarit që u godit nga vetura në Pejë
Lexo po ashtu Gjakderdhje në kokë dhe lëndime tjera të rënda – drejtori i Intensives tregon për gjendjen e tetë vjeçarit që u godit nga vetura në Pejë

Prokuroria përmend gjithashtu se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në momentin e aksidentit mirëpo ishte ndaluar nga qytetarët.

“Kërkesën nga pika 2.5.1 të nenit 163 të KPPRK-së, e lidhur me nenin 184, pika 1.2.1 të KPPRK-së, e parashtrojmë për faktin se po qesë i pandehuri K.M, mbetet të mbrohet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, pasi që duke pasur parasysh se i njëjti pas kryerjes së veprës penale, i njëjti pas rastit menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes, përreth diku 200m më larg, ku edhe është ndaluar nga qytetarët deri në ardhjen e policisë, duke i lënë të dëmtuarit në gjendje të rëndë shëndetësore, andaj ekziston mundësia që i njëjti të arratiset dhe në këtë mënyrë, të pamundësohet sigurimi i prezencës së të njëjtit në fazat e mëtutjeshme të procedurës”.

Tutje në dosjen e Prokurorisë që ka siguruar Telegrafi thuhet  se i pandehuri duke qenë në gjendje të dehur dhe paaftësisë ngasëse motorike, i njëjti e tejkalon veturën që ishte para tij, duke dalur kështu në shiritin e djathtë e gjithashtu duke përfunduar në trotuar ku fillimisht i godet dy të dëmtuarit O.S dhe A.S, e më pas i godet edhe të dëmtuarit në motocikletë D.H dhe P.V.

Ndryshe njëri nga fëmijët e aksidentuar i moshës 8 vjeç, aktualisht është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, dhe e i njëjti ka pësuar lëndime të rënda.

Drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka në një prononcim për Telegrafin ka treguar se pacienti i lindur në vitin 2016, aktualisht është në gjendje stabile por me lëndime serioze.

“Gjendja e pacientit aktualisht është stabile por me lëndime serioze. Tani jemi në fazën e ekzaminimeve dhe në fazën ku jemi duke u mundur ta stabilizojmë gjendjen e përgjithshme të tij”, ka thënë Uka.

Ai ka treguar se pacienti në fjalë ka lëndime në kokë, mushkëri dhe ne ekstremitetet e tjera.

“Lëndimet janë të rënda, ka gjakderdhje në regjionin e kokës, ndrydhje në mushkëri dhe lëndime në ekstremitetet e tjera”, ka deklaruar Uka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori