LAJMI I FUNDIT:

Një grua shfaq pamje nga apartamenti i saj i vogël por me qira marramendëse, nxit reagime në internet

Një grua shfaq pamje nga apartamenti i saj i vogël por me qira marramendëse, nxit reagime në internet

Një video e fundit nga Londra që e nxjerr në pah koston ekstreme të jetesës atje është bërë virale në rrjete sociale.

Videoja e shpërndarë në X nga llogaria instablog9ja, shfaq një apartament të vogël në Londrën Qendrore, zonë kjo mjaft e shtrenjtë.

Nga pamjet e publikuara, gruaja tregon se me çfarë kushte të vështira përballet. Në njërën anë, një dhomë e vogël me një shtrat dhe një televizor të montuar në mur. Në pjesën tjetër është edhe një banjo “si miniaturë”.


Por, ajo që ka ndezur diskutime është qiraja e lartë, përcjell Telegrafi.

Në mënyrë të pabesueshme, gruaja zbulon se qiraja në atë vend kushton 1,850 paund (2,157 euro).

Përdoruesit e internetit mbetën të shokuar pasi panë videon dhe nuk mund ta besonin se një apartament kaq i vogël kushton aq shumë.

“Shpresoja të shihja një apartament të mobiluar në mënyrë të shkëlqyer dhe me hapësirë. Nëse keni para qëndroni në Nigeri dhe shijoni paratë tuaja”, shkroi një përdorues.

“Të gjithë duan të jetojnë në Londër, ndërsa ka vende të tjera që mund të jetojnë rehat”, tha një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori