LAJMI I FUNDIT:

Festë me flamur kundër rivalit lokal, Mancini mund të dënohet

Festë me flamur kundër rivalit lokal, Mancini mund të dënohet

Gianluca Mancini ka qenë hero i derbit të Romës, duke shënuar gol me kokë dhe duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 1-0 kundër Lazios.

Megjithatë festa e tepruar e mbrojtësit italian pas ndeshjes me tifozët e Romës mund t’i kushtojë atij shtrenjt.


Italiani iu bashkua tifozëve pas portës ndërsa nisi të valëviste edhe një flamur të ultrasve, në të cilin ishte shkruar ishin ngjyrat bardhekaltër të Lazios dhe një mi në të derisa shkruante “anti Lazio”.

Mancini në deklaratat pas festës theksoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte të shkruar flamuri dhe kërkoi falje. Mirëpo, tashmë mbrojtësi i Romës dhe kombëtares së Italisë rrezikon një gjobë të majme deri në një pezullim për disa ndeshje.

Kjo gjithmonë nëse gjyqtari e ka parë gjestin e Mancinit dhe nëse e ka shkruar në raportin e ndeshjes.

Megjithatë, edhe nëse gjyqtari nuk ka qenë i vëmendshëm në këtë episod, janë pamjet televizive ato që penalizojnë Mancinin me Gjykatën Sportive që mund të hapë një hetim 27-vjeçarit. /Telegrafi/