Policia e Kosovës ka parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra nga territori i Serbisë për në Kosovë.
Sipas njoftimit për media nga PK, bëhet e ditur se pas pranimit të informatave relevante dhe angazhimit operativ në teren, Njësitë për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh-Veri, DPK dhe Perëndim) me datën 06.04.2024, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy automjete-kamioneta të ngarkuara me mall të dyshuar të kontrabanduar (shpezë/pula).
“Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar, Komuna e Mitrovicës, është ndaluar kamioneta Volkswagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë.
Rasti dytë ka ndodhur rreth orës 18:30, në fshatin Bube, Komuna e Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj-Stublla: Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri, ndali pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 3-vjeçarit në kopsht, nis hetimi ndaj edukatores në Tiranë
Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251