LAJMI I FUNDIT:

“Ata nuk kanë mentalitetin e njëjtë”, Gundogan tregon se si po mëson nga brezi i ri Barcelonës

“Ata nuk kanë mentalitetin e njëjtë”, Gundogan tregon se si po mëson nga brezi i ri Barcelonës

Ardhja e Ilkay Gundogan tek Barcelona ka qenë një ndër gjërat më të bukura që i kanë ndodhur blaugranasve gjatë dy viteve të fundit. Me gjithë kaosin që e ka shoqëruar atë, ai ka mbajtur një nivel shumë të lartë, dhe po mundohet ta vendos një standard tek pjesa tjetër e bashkëlojtarëve.

Ta kesh një lojtar si Gundogan në ekip, që ka qenë në maje të futbollit për shumë vite, tek Barcelona do të jetë e mirëseardhur për lojtarët e rinj në moshë.


Yjet si Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi do të mësojnë shumë nga përvoja e mesfushorit gjerman, por siç ka zbuluar Gundogan në një intervistë, edhe ai po mëson shumë nga gjenerata e re e Barcelonës.

“Natyrisht, është një gjeneratë më ndryshe, ata janë rritur në kushte të tjera dhe nuk e kanë mentalitetin e njëjtë në shumë gjëra, por sinqerisht, edhe unë po mësoj gjithashtu nga ta, nga perspektiva e tyre”, ka thënë fillimisht Gundogan.

Barcelona merr dritën e gjelbër për dy yje para duelit me PSG-në – një mungesë duket e pashmangshme
Lexo po ashtu Barcelona merr dritën e gjelbër për dy yje para duelit me PSG-në – një mungesë duket e pashmangshme

“Më pëlqen kur lojtarët e rinj stërviten ose luajnë, si Lamine ose Pau, pa menduar shumë. Ata hyjnë në fushë dhe luajnë, dhe ju mendoni se ata nuk e ndjejnë presionin, ose nuk shqetësohen për presionin”.

“Në fakt, kështu duhet të jetë, dhe arsyeja pse ata janë të jashtëzakonshëm, është sepse nuk shqetësohen fare. Ata e dinë që janë të talentuar dhe luajnë sipas mënyrës së tyre”, është shprehur ai.

Barcelona ka ndërtuar një atmosferë e cila i lejon lojtarët e rinj të ekipit të dëshmojnë potencialin e tyre. Sigurisht, kjo është një shenjë e mirë për katalanasit, të cilët po synojnë të rikthejnë lavdinë e tyre të mëparshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori