LAJMI I FUNDIT:

Mallorca e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Athletic Bilbaos

Mallorca e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Athletic Bilbaos

Mallorca e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0 ndaj Athletic Bilbao, në finalen e Kupës së Spanjës.

Ndeshja filloi me Mallorcan që rrezikoi e para me Vedat Muriqin që tentoi të shënojë nga distanca, por Julen Agirrezabala grushtoi topin.

Por në minutën e 21-të, pas dy tentimesh, kur Daniel Rodriguez shënoi për 1-0.


Athletic Bilbao u lëshua në sulm të shënojë golin e barazimit, ku arriti të shënojë në minutën e 40-të me Nico Williamas, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e parë të kohës shtesë, Inakin Williams, ishte në rast të mirë, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë.

Pjesa e dytë pritet të jetë shumë më e mirë, duke ditur që Athletic Bilbao nuk do të pajtohet me këtë rezultat. /Telegrafi/